
Më shumë se 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen, ditën e sotme, provimit të Matematikës. Testi i tretë i Maturës Shtetërore nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Pas këtij provimi, gjimnazistëve u mbetet dhe një provim më 19 qershor, i cili është ai i lëndës me zgjedhje.
Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan në fillim testit të Gjuhës së Huaj, dhe më pas Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Ashtu edhe si çdo vit, procesi ka pasur dhe dritëhijet e tij dhe kjo për shkak pasi disa minuta pas fillimit të provimit, në rrjetet sociale ka dalë teza. Kjo gjë është pranuar edhe nga ministria e Arsimit, e cila deklaron se kjo gjë nuk e ka prekur procesin në tërësi.
Anglishtja duket se është pika më e fortë edhe për maturantët e këtij viti. Këtë e tregojnë rezultatet e provimit të parë të maturës shtetërore.
Pas korrigjimit të testeve rezultoi se kalueshmëria në lëndën e anglishtes është 96%. Afro 380 maturantë kanë marrë pikët maksimale të testit, ndërsa me notën 10 e kanë arritur 24% e maturantëve.
1 mijë maturantë nuk kanë mundur të kalojnë në provimin e Anglishtes, të cilin do të duhet ta rijapin në vjeshtë. (A2 Televizion)