Formula 1, numër i kufizuar tifozësh në çmimin e madh të Holandës

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 15:22 | Sporte të tjera
Formula 1, numër i kufizuar tifozësh në çmimin e madh

Çmimi i Madh i Holandës në Formula Një do të zhvillohet sipas kalendarit, më 5 shtator dhe spektatorët pritet të mos mungojnë në tribuna.

Gara më spektakolare me makina do të kthehet në cirkuitin e Zandvort, në periferi të Amsterdamit, për herë të parë prej vitit 1985. Edicionin e kaluar kjo garë u hoq nga kalendari prej pandemisë, por këtë herë mund të shërbejë si shtysë për pilotin holandez Maks Vershtapen, i cili është kandidat për titullin botëror.

Në Çmimin e Madh të Holandës pritet të jenë të pranishëm 70 mijë spektatorë, teksa vijon edhe beteja gjyqësore me shoqatat ambientaliste, sipas të cilave emisioni i madh i gazrave po dëmton natyrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos