
Ministrja e Jashtme e Suedisë tha se propozimi francez për një formulë të re për integrimin e Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian do të analizohet me kujdes.
“Propozimi nga Franca erdhi të premten dhe nuk e kemi analizuar akoma, por është e rëndësishme për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Jemi të përgatitur për të studiuar një mënyrë të re kur vjen puna te bisedimet për anëtarësimin. Po të fillojmë diskutimet brenda bashkimit Europian për këtë”, u shpreh ajo gjatë një vizite në Tiranë.
Nga krahu tjetër, për ministrin Gent Cakaj, propozimi është ende në fazë fillestare, por sipas tij e rëndësishme është që procesi i zgjerimit të mos zëvendësohet më asnjë alternativë tjetër. Cakaj gjithashtu foli edhe për vendimin e BE për të mos miratuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe meriton të lëvizë lirshëm pa regjim vizash, në hapësirën e Bashkimit Evropian”, tha Cakaj. (A2 Televizion)