
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt, ka reaguar pas lajmit se Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër eprorëve të tij ku i thotë se ambasadori është i padëshirueshëm në Presidencë.
Burime për A2 thonë se arsyet e këtij vendimi të Presidentit janë dy: fakti që vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019, si dhe i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetarëve shqiptarë.
Duke dalë nga selia e Partisë Demokratike, Borchardt tha: "Nuk komentoj asgjë. OSBE është organizatë legjitime, jemi për dialog". (A2 Televizion)