Forumi ekonomik botëror, Thunberg: Flasin për klimën, por asgjë s’është bërë

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 15:05 | Bota
Forumi ekonomik botëror, Thunberg: Flasin për klimën, por

Greta Thunberg sërish përballë liderëve botërorë. Aktivistja adoleshente foli me tone të ashpra në një grup diskutimi të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, ndërsa përgëzoi protestat globale në mbrojtje të klimës.

Suedezja u bëri thirrje liderëve që t’i dëgjojnë thirrjet e të rinjve. “Klima dhe mjedisi janë çështje të rëndësishme tani, dhe kjo falë të rinjve. Por sigurisht, nëse e shikoni nga një këndvështrim tjetër, asgjë nuk është bërë përderisa emetimet globale të gazit të karbonit nuk janë reduktuar”, tha Greta.

Thunberg, që ka frymëzuar një gjeneratë të re aktivistësh, kërkoi që të veprohet me shpejtësinë parandalimin e ndryshimeve klimatike, dhe kërkoi më shumë vëmendje për këtë kauzë.

https://a2news.com/2019/12/11/greta-thunberg-mund-trump-eshte-personi-i-vitit-per-revisten-time/

“Shkenca dhe zëri i të rinjve nuk është në qendër të diskutimeve, ku duhet të jetë”, vijoi Thunberg.

Aktivistja suedeze do të mbajë një fjalim edhe në Forumin Ekonomik Botëror, në të cilin mblidhen çdo vit mijëra biznesmenë dhe liderë politikë. Gjithashtu mijëra aktivistë të rinj kanë udhëtuar për në Davos të Zvicrës për të ndjekur nga afër fjalët e Thunberg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos