
Disiplinat humane si kujtesë dhe shpresë sociale për një shoqëri më të mirë ishin kryefjala e mbledhjes më të fundit të akademikëve dhe profesorëve që bëhen bashkë në emër të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.
I organizuar edhe si një dëshirë e eruditit Moikom Zeqo, për të diskutuar më shumë mbi rëndësinë e njeriut në çdo hap të shoqërisë, ky forum bëri bashkë ekonominë, historinë, mendimin politik e atë artistik.
All - Paragraf - 3Është e paimagjinueshme dhe e pafalshme që pjesa dërrmuese e qytetarëve, të rinjtë sidomos, nuk dinë thuajse asgjë për Platonin, Aristotelin, Lukrecin, Danten, Kantin, Millin, Niçen, Veberin, Frojdin dhe për shumë nga ata personalitete të shquar të historisë dhe kulturës shqiptare, De Rada, vëllezërit Frashëri, Migjeni, Çabej, Kadare, Aleksandër Mosiu etj.
Fatos Tarifa, profesor, studiues
Në një kohë kur disiplinat humane gjithnjë e më shumë po humbasin zë me zhvillimin e teknologjisë dhe shkencave ekzakte, për studiuesit njerëzorja dhe të drejtat e njeriut nuk duhen lënë mënjanë. Në çdo gjë që realizojmë duhet të mendojmë humanizmin, theksoi profesor Fatos Tarifa.
Është koha të kthejmë sërish sytë dhe vëmendjen nga këto fusha të arsimit, shkencës dhe dijes. Të mos harrojmë se humanitetet kanë qenë dhe janë ruajtësit e trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Përmes tyre njohim, çmojmë dhe shijojmë thesare të paçmueshëm që përmbajnë artet, letërsia, histori, filozofia, kultura botërore dhe ajo e çdo vendi të veçantë, edhe e vendit tonë. Dhe gjej rastin të kujtojmë Mokiomin, që ishte i të gjitha këtyre fushave
Fatos Tarifa, profesor, studiues
Pëllumb Xhufi, në fjalën e tij tregoi se si historia mund të vijë si shkollë e edukimit humanist.
All - Paragraf - 7Jo më kot, historiani Polibi dhe oratori i njohur Ciceroni, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri predikonin se historia është mësuese e jetës.
Pëllumb Xhufi, historian
Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave është një forum intelektual ku bëhen bashkë profesorë e akademikë nga të gjitha trojet shqiptare për krijimin e një sfere publike, ku shoqëria civile gëzon të drejta demokratike. (A2 Televizion)