“Ne jemi sulmuar”, muxhahedinët flasin për marrëveshje të qeverisë shqiptare dhe regjimit iranian

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 13:39 | Aktualitet
“Ne jemi sulmuar”, muxhahedinët flasin për

“Ne jemi sulmuar”, “Ju na keni vrarë”. Me këto fjalë, muxhahedinët e zemëruar iranianë kanë akuzuar forcat e policisë shqiptare dhe Shqipërinë se i kanë sulmuar në banesën e tyre pa paraqitur asnjë dokument për kontroll. Për mikrofonin e A2 CNN, ata shprehen se kjo është një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe regjimit iranian.

“Ne ishim në vendin tonë policia erdhi dhe donte të konfiskonte sendet tona personale dhe nuk kishin asnjë letër. Ne thamë përse kjo është shtëpia jonë. Keni ndonjë letër nga sistemi gjyqësor? Ata u përpoqën të merrnin sendet tona personale, kompjuterat tanë. Një nga njerëzit tanë është vrarë me spray piperi. Ne jemi sulmuar. Është marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe regjimit. Kjo është përgjegjësi e SHBA-së. Na hoqën të drejtën tonë për të jetuar të lirë. Ne kemi qenë të sulmuar”.

Ata shprehen se kjo është hera e parë që policia vjen për këto kontrolle.

“Si 20 vjet më parë në Francë dhe sot në Tiranë. Është e njëjta gjë, ju mund të raportoni çfarë të doni, por hajdeni dhe shihni vendin ku jetojmë. Për të hyrë në kamp gjithçka ka qenë hermetike dhe sot mediat ftohen në brendësi të kampit. Policia erdhi në shtëpinë time pa treguar asnjë letër dhe na sulmuan. Kjo është e paligjshme”.

Ndërkohë mësohet se deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar nga muxhahedinët që ndodhen në Manzë. Policia i ka bërë të ditura motivet e këtij operacioni, të cilat sipas saj janë në zbatim të urdhrave të prokurorisë, duke i referuar marrëveshjes së 2014-s kur këta banorë janë sjellë në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos