Një i vdekur në mesin e muxhahedinëve në Manzë, Policia: Dyshohet arrest kardiak

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 12:40 | Aktualitet
Një i vdekur në mesin e muxhahedinëve në Manzë,

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Sipas Policisë i moshuari ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.  

Policia thekson se nuk ka pasur përplasje me armë zjarri dhe as shkrehje armësh, as nga policia, as nga banorët e kampit, por është përdorur gaz lotsjellës.

Nga banorët është pretenduar vdekja e 70-vjeçarit. Policia thotë se personi nuk ka plagë armësh zjarri, as shenja dhune.

Dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, por do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos