Foshnja 20-ditëshe shpëtohet nga rrënojat pas 60 orësh, në duar i gjejnë flokët e nënës

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 13:24 | Bota
Foshnja 20-ditëshe shpëtohet nga rrënojat pas 60 orësh,

Një tjetër mrekulli është regjistruar në Hatay të Turqisë, plot 60 orë pas tërmetit shkatërrimtar që u ka marrë jetën mijëra personave, ndërsa janë plagosur qindra-mijëra të tjerë.

Bëhet fjalë për një foshnje vetëm 20-ditëshe, që u nxor shëndoshë e mirë nga rrënojat e banesës ku jetonte.

Por, ajo çfarë e bën më të ndjeshme situatën është fakti se, teksa e nxorën nga rrënojat të gjallë, ekipet e shpëtimit i gjetën në duar foshnjës së quajtur Kerem Ağırtaş flokë të nënës së tij.

Por, përtej dramës që përcjell në vetvete kjo ngjarje, ajo është një shpresë më shumë në punën e ekipeve të shpëtimit për gjetjen e personave të tjerë të gjallë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/09/termeti-ne-turqi-obsh-paralajmeron-nje-katastrofe-te-dyte-per-te-mbijetuarit/
https://a2news.com/2023/02/09/kopuk-alex-dhe-qente-e-famshem-te-meksikes-heronjte-e-heshtur-te-turqise/
https://a2news.com/2023/02/09/e-ema-e-solli-ne-jete-nen-germadha-vogelushja-ne-siri-humbi-edhe-te-atin-e-4-motra-e-vellezer/

A2 CNN Livestream

Latest Videos