Durrës Durrës Durrës Durrës Kashar Durrës Kashar Durrës Kashar Durrës Durrës Durrës Durrës
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,3 ka tronditur Shqipërinë rreth orës 3:54 minuta të mëngjesit të sotëm dhe një tjetër me magnitudë 5,5 pak pas orës 7:00 të mëngjesit. Sizmologët thonë se është tërmeti me i fortë që ka goditur vendin tonë qe nga viti 1926. Mbi 10 të vdekur dhe qindra të plagosur është bilanci paraprak i kësaj tragjedie që ka goditur vendin.
Tërmeti i kësaj të marte, ashtu si ai i shtatorit, epiqendrën e kishte në Durrës. Tërmeti është paralajmëruar nga disa dhjetëra lëkundje që kanë nisur pasditen e së hënës deri sa kanë nisur dridhjet e forta në orën 00:24 ku deri në orën 4:00 të mëngjesit janë regjistruar më shumë se 6 lëkundje, të cilat kishin dhe dhjetëra pasgoditje të vogla raportojnë sizmologët. (A2 Televizion)