Foto të pabotuara më parë të 11 Shtatorit

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 11:57 | Fotolajme

2400 foto të harruara në disa CD të vjetra kanë rikthyer në kujtesën e njerëzve ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, kur u shembën kullat binjake në Nju Jork pas një sulmi terrorist me avionë.

Fotot, e publikuara nga arkivisti Jason Scott duket se janë realizuar nga një grup personash që kanë ndihmuar me pastrimin e rrënojave të kullave binjake dhe zonës përreth. Rreth 3000 persona humbën jetën pas sulmeve të koordinuara në Qendrën Tregtare Botërore, Pentagon si dhe në një avion që u rrëzua në Pensilvani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos