Parashikimi i motit: 25 prill 2021

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 06:11 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 25 prill 2021

Dita e diel nis me mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë vendin, mot i cili vijon deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në jug e juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit duke variuar nga 3 në 8 gradë, ndërsa një rritje me 4-5 gradë sjell mesdita kur priten maksimume deri 18 gradë në zonat malore dhe mbi 22 gradë në disa qytete të ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë deri afër mesditës kur pritet forcim i saj në tokë dhe kryesisht në brigjet detare, nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigje do të ketë dallgëzim 2-3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos