Sa herë që mendojmë se e njohim planetin ku jetojmë, Toka na dhuron surpriza, shpesh herë të këndshme.
Tre luanesha pranë liqenit Ndutu në parkun kombëtar të Serengetit, në Tanzani. Lava e vullkanit Erta Ale, në Etiopi. Grup pinguinësh në Antarktidë. Shkëmbinjtë në Parkun Kombëtar të Purnululu, në Australinë veriore. Pyjet e rizoforës në Phang Nga Bay, në Tajlandë. Varka në tregun ujor të fshatit Nampan, në Birmani. Pamje dramatike e vullkanit Hálendið, në malet e Islandës. Lindja e diellit në liqenin e kripës që ndodhet në Salar de Uyuni, në Bolivi. Në ishujt e largët Kurili, në jug të Kamçatkës ruse, zogjtë e quajtur “uritë e Brunnich” fluturojnë nga një shpellë magjepse Një ari dhe një person duket sikur takohen, në qytezën e Churchill, Kanada.
Si në rastin e 280 peizazheve mahnitëse të fotografuara nga një mjeshtër si gjermani Michael Poliza, që ka udhëtuar në skajet më të largëta për një pamje, një kontrast, një emocion...
Fotografi që ka përmbledhur në librin që nuk mund të mos quhej The World (Toka). Këtu kemi botuar disa prej tyre, nga më domethënëset. (A2 Televizion)