All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Franca çon përpara ligjin që mund të zemërojë myslimanët

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 19:31 | Bota
Franca çon përpara ligjin që mund të zemërojë
All - Paragraf - 1

Qeveria e Francës është e vendosur të çojë përpara ligjin që lufton praktikat që shkojnë kundër me vlerat e republikës, si martesat me forcë dhe testet e virgjërisë. Megjithatë kundërshtarët thonë se ligji rrezikon që të zemërojë disa anëtarë të komunitetit mysliman.

Kryeministri, Jean Castex, u tha reporterëve se ligji do t’u japë autoriteteve mjetet e nevojshme për të luftuar ndërmarrjet politike dhe ideologjike që shkojnë kundër vlerave dhe sovranitetit.

All - Paragraf - 3

Madje nënvizoi sendonjëherë shkojnë deri në akte kriminale. Kabineti zyrtarisht mbështeti projekligjin, duke e çuar atë në dhomën e ulët të parlamentit, ku aprovimi nuk paraqetproblem pasi qeveria dhe aleatët kanë shumicën e përfaqësuesve.

“Ky projektligj nuk është as një tekst kundër feve dhe as kundër myslimanëve në veçanti. Përkundrazi, është një ligj i lirisë dhe i mbrojtjes. Është një ligj i emancipimit përballë fondamentalizmit fetar dhe më përgjithësisht, përballë të gjitha ideologjive dhe shtrembërimeveqë ndjekin të njëjtat synime.”, tha kryeministri francez Jean Castex.

Debati rreth këtij ligji është bërë edhe më i nxehtë që prej 16 tetorit, pas vrasjes makabretë një mësuesi, i cili u shfaqi nxënësve të tij karikaturat e profetit Muhamedgjatë një mësimi për lirinë e shprehjes.

Zyrtarët francezë theksojnë se ligjet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të lejuar policinë që të sanksionojë sjellje që nuk janë plotësisht kriminale por që shkelin vlerat e republikës.

All - Paragraf - 7

Projektligji parashikon sanksione ndaj personave që bëjnë apel për akte dhune nëinternet, dëbimin e shtetasve të huaj që kanë disa gra dhe ata që edukojnë fëmijët e tyre jashtë shkollave të certifikuara nga shteti, apo edhe në mënyrëautodidakte në shtëpi. Gjithashtu ndalon fondet e huaja për komunitetet fetare në Francë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos