Anija goditet nga stuhia në Paqësor, humbin 1816 kontejnerë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 17:41 | Bota

Një anije mallrash humbi 1816 kontejnerë pas një stuhie të fuqishme gjatë lundrimit për në Japoni. Besohet se kjo mund të jetë humbja më e madhe e mallrave në det për shkak të kushteve atmosferike.

Anija “ONE Apus” arriti në portin e Kobes në Japoni të martën, pas një lundrimi 8-ditor nga mesi i Oqeanit Paqësor. Autoritetet në Japoni janë duke zhvilluar një inspektim të plotë për të zbuluar dëmin e plotë që ka pësuar ngarkesa e anijes.

Anija u godit nga stuhia në Oqeanin Paqësor në veriperëndim të Hauait.

“ONE Apus” është një anije mallrash, e cila mund të mbajë deri në 14 mijë kontejner. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos