Franca gjysmëfinalistja e katërt, përballet me “Hirushen” e Botërorit

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2022, 22:00 | Futboll
Franca gjysmëfinalistja e katërt, përballet me

Franca siguroi kalimin në gjysmëfinale teksa mposhti 2-1 Anglinë në atë që u quajt finale e parakohshme. Fillimi ishte spektakolar për Gjelat që kaluan në avantazh me Cuamenin pas një super aksioni.

Edhe pas golit kampionët në fuqi tentuan për të dyfishuar shifrat por anglezët kishin ndërtuar një mur që vështirë të kalohej. Ndërkohë në pjesën e dytë anglezët reaguan shpejt. Një faull në zonë I Cuamenit ndaj Saka bëri që gjyqtari të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.

Aty Heri Kejn nuk fali dhe ngushtoi diferencat në 2-1. Një gol që i dha zemër kombëtares së “Tre luanëve” për të provuar dhe përmbysjen por në momentin më të mirë Oliver Zhiru shënoi dhe golin e dytë duke kaluar sërish francezët në avanatzh.

Megjithatë emocione në këtë ndeshje nuk mbaruan me kaq. Anglezët kishin mundësinë më të mirë për të barazuar shifrat me Kejn por këtë herë lojtari i Tottenham gaboi gjithçka duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Deri në fund skuadra e Saouthgejt provoi por rezultati nuk ndryshoi. Kaq mjaftoi që Franca të siguronte kalimin në gjysmëfinale ndërsa Anglia të mbyllte këtu rrugëtimin në Katar.

Tani vëmendja është tek gjysmëfinalet ku të martën do  të zbresin në fushë dy kombëtaret e mëdha Argjentina dhe Kroacia në orën 20:00. Ndërsa këtë të mërkurë do të luajë surpriza e këtij edicioni, Maroku përballë Francës, pikërisht  të mërkurën në orën 20:00. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/10/hirushja-marok-vazhdon-endrren-nuk-ka-boteror-per-ronaldon/

A2 CNN Livestream

Latest Videos