Murali spektakolar i Pele

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2022, 16:56 | Futboll
Murali spektakolar i Pele

Artisti brazilian Kobra pikturoi një murale të legjendës së futbollit Pele në qytetin e tij të lindjes, Santos.  Regina, banorja e Santos, e cila kaloi përpara artit shumëngjyrësh të rrugës, shprehet se shpreson që Pele të shërohet së shpejti.

Ylli 82-vjeçar i futbollit u shtrua në spital javën e kaluar në Sao Paulo për të rivlerësuar trajtimin e tij për kancerin e zorrës së trashë, por mjekët e tij thanë se shëndeti i tij po përmirësohej.

Krahas Peles, Kobra përshkroi karrocën turistike të Santos, ndërtesën historike të Muzeut të Kafesë dhe punëtorët e portit të qytetit.

Në një lokal, banorët e Santos panë me padurim Brazilin të përballej me Kroacinë. Gjatë ndeshjes, Neymar shënoi në kohën shtesë për të arritur në 77 gola dhe barazoi Pelen si golashënuesi më i mirë i skuadrës, një rekord i mbajtur nga i madhi brazilian për 51 vjet. Brazili nuk arrit të mundte Kroacinë në këtë ndeshje duke u eliminuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos