Një mbyllje karriere me kombëtaren aspak ajo që do donte kjo e sotmja për Cristiano Ronaldon, teksa Portugalia është eliminuar nga Maroku në çerekfinalet e Botërorit “Katar 2022”, e cila shkon në gjysmëfinalet e kompeticonit për të pritur mbrëmjen për tu njohur me emrin e kundërshtarit të saj, njërën mes Anglisë dhe Francës.
Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen e gjithë mediave të pranishme ishte dalja nga fusha e Cristiano Ronaldos, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa është futur i pari në dhomat e zhveshjes, i shoqëruar nga një pjesëtar i ekipit të sigurisë.
Kjo ka qenë edhe ndeshja e fundit e ylli portugez me kombëtaren, të paktën në Botëror, me të cilën kujtojmë se deri më tani ka shënuar 118 gola në 195 paraqitje në të gjitha kompeticionit. Shifër kjo, që e ka bërë atë momentalisht golashënuesin më të mirë mashkull për Kombëtaren portugeze. (A2 Televizion)