
Pas incidenteve dhe polemikave në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës mes Holandës dhe Argjentinës, FIFA ka vendosur të hapë një hetim disiplinor për ekipin nga Amerika Latine.
Kjo edhe për shkak se gjyqtari kryesor i ndeshjes Antonio Mateu Lahoz u kritikuan nga futbollistët Emiliano Martinez dhe Lionel Messi, të cilët në një farë mënyrë thanë se spanjolli ishte tendencioz.
Për këtë arsye, FIFA do të hetojë Federatën Argjentinase për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe për shkelje të rendit dhe sigurisë në ndeshje.
Përveç kësaj, Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedime kundër Federatës Holandeze të Futbollit për shkelje të mundshme të nenit 12 të Kodit Disiplinor të FIFA-s në lidhje me të njëjtën ndeshje.
Në komentet e tij për Mateu Lahoz, Messi e dinte se mund të ndëshkohej nëse kritikonte shumë gjyqtarin, kështu që u përmbajt.
“Nuk dua të flas për gjyqtarët sepse atëherë ata të dënojnë, por ne ishim të frikësuar para ndeshjes sepse e dinim se çfarë do të vinte me Mateu Lahoz”. (A2 Televizion)