Franca i thotë lamtumirë maskave në mjedise të hapura dhe përshpejton fundin e shtetrrethimit

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 18:24 | Bota
Franca i thotë lamtumirë maskave në mjedise të hapura dhe

Franca është e gatshme të braktisë përdorimin e maskave në mjedise të hapura, përveç në rrethana të caktuara, si në rastin e tubimeve. Njoftimi u bë nga kryeministri Jean Castex në fund të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas numrit një të qeverisë franceze, kjo masë do të hyjë në fuqi që nga dita e nesërme, e enjte 17 qershor.

Ekzekutivi francez gjithashtu ka vendosur që të sjellë përpara afatin e ndalimit të orës me dhjetë ditë, i planifikuar fillimisht për 30 qershor dhe duke e lëvizur për të dielën e 20 qershorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos