Francezët nuk ndalen, Sergio Ramos dëmtohet, Psg në sulm për Koulibaly

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 12:18 | Futboll
Francezët nuk ndalen, Sergio Ramos dëmtohet, Psg në sulm për

Pavarësisht blerjeve të mëdha dhe merkatos së paprecedentë, me afrimin e shumë yjeve, Paris Saint Germain nuk ndalet. Objektivi i radhës për skuadrën e sheikëve është Kalidu Kulibali.

Dëmtimi i Sergio Ramos duket se komplikoi planet e francezëve për mbrojtjen dhe klubi po shqyrton opsionet, për një zëvendësues të nivelit të lartë.

Parizienët interesohen prej kohësh për mbrojtësin e Napolit, madje disa javë më parë ata kishin kontaktuar edhe menaxherin e lojtarit të përfaqësueses së Senegalit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos