I çmendur pas Interit, tifozi kërkon që në njoftimin e vdekjes t’i vendosin flamurin zikaltër

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 19:00 | Futboll

Një burrë 86-vjeçar, tifoz i “thekur” i Interit, la amanet që në njoftimin e tij të vdekjes t’i vendosnin flamurin zikaltër dhe jo foton e tij personale. Dhe familjarët ia plotësuan dëshirën.

I moshuari nga Pordenone, siç lexohet në “Messaggero Veneto”, gjithmonë e ka ndjekur ekipin e zemrës dhe pati fatin që ta shikonte duke fituar “Scudetto”-n pak para se të vdiste.

Familjarët janë habitur nga jehona e madhe që ka pasur njoftimi i vdekjes në mediat italiane.

“E donte vetë kështu dhe ne ia plotësuam dëshirën e fundit”, thonë ata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos