
Bayern Munchen e ka nisur sezonin e ri të Bundesligës me një barazim në fushën e Borussia Monchengladbach.
Kampionët në fuqi e panë veten në disavantazh që në minutën e 10 të ndeshjes, me vendasit që shënuan me anë të francezit Plea.
Barazimi për ekipin e drejtuar nga Nagelsmann erdhi me të zakonshmin Robert Lewandowski, në minutën e 42-të të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Monchegladbach u tregua më e rrezikshme, ndërkohë që bavarezët mund të shënonin sërish me Lewandowskin, por portieri Sommer realizoi një mrekulli.
1-1 në përfundim dhe pakënaqësia ndaj trajnerit Nagelsmann me siguri që do të vijojë të rritet. (A2 Televizion)