Frika nga dështimi, May shtyn votimin e legjislacionit për Brexit

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 19:54 | Bota
Frika nga dështimi, May shtyn votimin e legjislacionit për Brexit

Kryeministrja britanike Theresa May nuk do të publikojë ose debatojë legjislacionin e saj për Brexit deri në fillim të qershor.

Vendimi u bë i ditur nga qeveria dhe vjen pas shtimit të zërave që kërkojnë dorëheqjen e May-t. Fillimisht u njoftua se marrëveshja për Brexit do të dërgohej për votim me 3 qershor, por Londra e shtyu atë pas pakënaqësive që solli prezantimi i planit të ri.

Duke folur në parlament, May ofroi mundësinë e mbajtjes së një referendumi të dytë në këmbim të aprovimit të ujdisë së divorcit nga BE në Dhomën e Komunëve.

Pavarësisht thirrjeve për dorëheqje, zyrtarë të partisë konservatore konfirmuan se May do të jetë në drejtim të ekzekutivit të paktën deri në përfundim të qershorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos