Frika nga koronavirusi, ministri nuk i jep dorën Merkelit

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 10:58 | Bota

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer nuk pranoi t’i jepte dorën Kancelares Angela Merkel të hënën gjatë një takimi të kabinetit qeveritar, për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit në vend.

Numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani ka arritur në mbi 150, konfirmoi Instituti “Robert “Koch” për kontrollin e sëmundjeve. Më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë në landin “Nordrhein-Westfalen, ku disa shkolla dhe çerdhe janë mbyllur që prej të hënës në përpjekje për të parandaluar përhapjen masive.

Para se të bënte këtë veprim, Seehofer u kishte thënë gazetarëve se kishte ndërprerë dhënien e dorës ndaj personave të tjerë. Pasi ai nuk pranoi, Merkel ngriti duart lart dhe buzëqeshi, në atë që ishte në një moment i çuditshëm për të dy, pas mosmarrëveshjeve të kohëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos