
Ka arritur në 52 numri i personave që kanë humbur jetën në Itali si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që numri i të prekurve ka arritur mbi 1800. Sipas burimeve zyrtare deri tani personat që janë shëruar nga virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina kap shifrat 149.
Sipas mjekut infeksionist, Massimo Galli, tashmë në Itali po regjistrohen rastet e prekura nga Covid-19, të një apo dy javëve më parë. Ndërkohë ai shton se ditët në vijim janë vendimtare, por është skeptik për një mbyllje sa më të shpejtë të situatës së krijuar.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetit, bën me dije se ekziston mundësia për parandalimin e përhapjes së virusit, ndërsa Shtetet e Bashkuara, falenderojnë Italinë për transparencën e treguar në këtë situatë të vështirë. (A2 Televizion)