
Ashtu si Wuhani apo Lombardia, shteti i Uashingtoni po kthehet në epiqendrën e virusit të ri me origjinë nga Kina, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deri në këto moment raportohet se 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në shtetin e Uashingtonit, 5 prej të cilëve në kontenë King dhe një në Snohomish. Numri i të prekurve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet të ketë shkuar mbi 100.
Pas këtyre lajmeve të publikuara së fundmi dhjetëra shkolla kanë mbyllur dyert për nxënësit në ditët në vijim, nga frika e përhapjes së koronavirusit. (A2 Televizion)