Droni hyn në pistë, pezullohen fluturimet në Frankfurt

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 22:25 | Bota
Droni hyn në pistë, pezullohen fluturimet në Frankfurt

U pezulluan, dy herë, fluturimet në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, pasi një dron u pikas, dy herë, pranë pistës së nisjes.

Sipas një zëdhënësi të Fraport, 72 fluturime u anuluan dhe 57 të tjerë ndryshuan destinacionin gjatë këtyre incidenteve, të cilat së bashku zgjatën për rreth 3 orë.

Policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje dhe po kërkon për autorët, duke ngritur disa akuza të rënda ndaj tyre.

Një nga ngjarjet më të rënda të këtij lloji u regjistrua në dhjetor të 2018 në aeroportin e Gatwick në Londër, ku për shkak të një droni u anuluan qindra fluturime dhe iu prishën pushimet e Krishtlindjes qindra personave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos