Frikë nga koronavirus, disa shtete mbyllin kufijtë për të ardhurit nga Kina

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2020, 14:27 | Bota
Frikë nga koronavirus, disa shtete mbyllin kufijtë për të

Shumë vende kanë mbyllur kufijtë ndaj personave të ardhur nga Kina, ndërsa autoritet po përpiqen të frenojnë përhapjen e koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara dhe Australia thanë se do t’i mohonin hyrjen të gjithë vizitorëve të huaj që kanë qenë se fundmi në Kinë, ku virusi u shfaq në fillim të muajit dhjetor. Më herët, vende si Rusia, Japonia, Pakistani dhe Italia njoftuan masa të ngjashme, edhe pse OBSH parlajmëroi se kufizimet e udhëtimeve do të sjellin më shumë dëme sesa të mira.

OBSH tha se mbyllja e kufijve do të përshpejtonte përhapjen e virusit, pasi udhëtarët do të hynin ilegalisht. Kina kritikoi masat dhe akuzoi qeveritë e huaja se po shpërfillin udhëzimet ndërkombëtare.

Numri i viktimave nga koronavirusi shkon në 260, ndërsa rastet e infektuara janë mbi 12 mijë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos