Armando Broja ka dalë me barrelë nga miqësorja që Chelsea zhvilloi sot ndaj Aston Villa, në Dubai.
Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim në gju, pas përplasjes me qendërmbrojtësin Ezri Konsa, dhe doli nga fusha mes dhimbjesh dhe lotësh.
Sapo u rrëzua në tokë, Broja ulëriti dhe vuri duart në gju, duke ngritur shqetësim për seriozitetin e dëmtimit. (A2 Televizion)

