Frikë për lojtarët e Barcelonës, shpallen kampionë në derbi, por tifozët e Espanyol pushtojnë fushën

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 23:22 | Futboll

Barcelona u shpall për herë të 27-kampione e Spanjës, pas fitores 4-2 në fushën e Espanyol këtë të diel. Katalanasit dolën fitimtarë në derbin ku luanin si vizitorë dhe siguruan matematikisht titullin, një sukses mbi të gjitha i trajnerit Xavi, që fitoi titullin e parë si trajner, pas shumë suksesesh si lojtar.

I rikthyer në skuadrën ku u bë idhull i tifozerisë, Xavi arriti të rindërtonte grupin dhe të ringrinte Barcelonën në majat e futbollit vendas, i ndihmuar edhe nga disa blerje, si ajo e Lewandowski-t. Peng mbetet eliminimi në fazën e grupeve në Champions League.

Por ajo që duhet të ishte festë e blaugrana-ve për pak sa nuk përfundoi në një sherr masiv. Teksa lojtarët dhe pjesëtarët e stafit po festonin suksesin e merituar në qendër të fushës, tifozë të Espanyol arritën të çanin rrethimin dhe nxituan drejt lojtarëve të skuadrës kundërshtare.

Menjëherë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit ndërprenë festën dhe nisën të vraponin drejt dhomave të zhveshjes për të shmangur konfrontimin, që do të kishte pasoja vërtet të rënda. (A2 Televizion)

https://twitter.com/IngenieroCelesT/status/1657852232363065347
https://twitter.com/B24PT/status/1657851697148960768

A2 CNN Livestream

Latest Videos