Superjahti 400 milionë dollarë në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 10:04 | Aktualitet

Superjahti i Emirit të Katarit është ankoruar mëngjesin e së premtes në Portin e Durrësit

“Katar” është jahti 124 m i gjatë, i cili kushton 400 milionë dollarë. Ai është ankoruar në kalatën numër 4 të portit të Durrësit.

Ky jaht është ndërtuar në vitin 2010 nga kompania prestigjiozi “Lürssen”. Ai përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe kuverta nga druri tik. Ky superjaht lundron nën flamurin e Katarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos