Një video e filmuar në Austri dhe që tregon momentin e tmerrshëm kur një roje plazhi shtyn në mënyrë të papërgjegjshme një të ri për të kërcyer nga një trampolinë 10 metra e lartë, është bërë virale në rrjet.
Raportet e dëshmitarëve okularë pohojnë se i riu po qëndronte në majë të platformës duke refuzuar të hidhej në pishinë pasi kishte frikë, por u shty brutalisht me një shkelm nga roja i pishinës.
Pasi dy roje të tjerë i kërkuan të riut që të zbriste dhe të mos rrezikonte duke qenë se kishte frikë, roja tjetër ndërhyri duke i bërë gjërat me forcë dhe i rrezikoi jetën.
Sipas medias austriake OÖNachrichten, për rastin në fjalë janë duke u kryer hetime.
Në një deklaratë të Steyrer Stadtbades - autoriteti përgjegjës për pishinën ku ndodhi incidenti – konfirmohet se roja punonte për kompaninë e tyre dhe hodhi me forcë një burrë nga trampolina.
Ai është liruar përkohësisht nga detyra. (A2 Televizion)