Fshatrat e Maliqit pa energji elektrike

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2021, 18:06 | Aktualitet
Fshatrat e Maliqit pa energji elektrike

14 fshatra të njësisë administrative Moglicë, në Maliq janë pa energji elektrike. Lajmi është bërë me dije nga administratori i kësaj njësie, Fetah Hoxha, i cili tha se nga ora 12.00 e gjithë zona është pa energji elektrike. Sipas tij, grupe të OSHEE janë duke punuar në terren për zgjidhjen e problemit.

Duhet thënë se kjo zonë është një nga më të thellat në Bashkinë Maliq, e cila herë pas here vuan mungesën e energjisë elektrike. Në stinën e dimrit problemi është më evident pasi linjat janë të amortizuara.

Probleme me energjinë elektrike me zonat e thella malore ka pasur herë pas here në të gjitha fshatrat malore të juglindjes së vendit përfshi këtu dhe njesitë administrative të Moglicë, Gorë e Vithkuq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos