Fshehën ngjarjen në burg, pezullohet nga detyra drejtori dhe disa efektivë

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 11:13 | Kronikë
Fshehën ngjarjen në burg, pezullohet nga detyra drejtori dhe disa

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër vendosi të pezullojë nga detyra drejtorin e burgut të Reçit dhe dy zyrtarë të këtij institucioni për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Drejtori i Burgut të Reçit, Maliq Meta, shefi i Policisë, Robert Bundo dhe nënkomisari, Gëzim Qosku akuzohen se falsifikuan raportet për një ngjarje në ambientet e burgut ku u përleshën disa të dënuar.

Më 20 korrik 2021, në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit E.Ç., F.G. dhe P.N., dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin E.Z..

Zyrtarët e burgut dyshohet se për të shmangur dënime të rënda për autorët e kësaj ngjarje, në raport kanë shkruar se kishte ndodhur vetëm një konflikt verbal.

SHKBB ka marrë dijeni në rrugë operative se kishte dyshime se në IEVP-në e Reçit, Shkodër ishin administruar dokumente të falsifikuar.

Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos