“Fshehje e mosdeklarim i pasurisë”, Gjykata e Posaçme çel shqyrtimin gjyqësor ndaj Lulos

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 11:54 | Aktualitet
“Fshehje e mosdeklarim i pasurisë”, Gjykata e Posaçme

Gjykata e Posaçme çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj Fatos Lulos, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Lulo akuzohet nga SPAK për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë” në formën e kallëzimit të rremë.

Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyrë 172 m2 e deklaruar si e dhuruar, në Rrugën e Durrësit.

Për provimin e akuzës, përveç 2 aktekspertimeve financiare, SPAK kërkoi edhe pyetjen e 4 dëshmitarëve.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 30 janar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos