
A2 CNN ishte në Xibër të Dibrës, aty ku u regjistrua epiqendra e tërmetit në mbrëmjen e së dielës.
Në shtëpinë e familjes Keta, që është e pabanueshme që nga tërmeti i vitit 2019, vijojnë të banojnë anëtarët e kësaj familjeje.
“Nuk kemi ku të shkojmë. Nuk kemi lekë për qira”, thotë Mine Keta.
“Jam e sëmurë, jam invalide. Pas tërmetit dje, e kemi kaluar natën jashtë”, shton zonja e shtëpisë.
Banesa e kësaj familjeje është e dëmtuar rëndë në pjesën e jashtme të murit, si dhe ka dëmtime të tjera në brendësi. Sipas familjes Keta, grupi i Emergjencave Civile ende nuk ka mbërritur. (A2 Televizion)