Tërmeti me magnitudë 4,7 “shkundi” verilindjen, lëkundjet e tokës nisën disa ditë më parë

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 11:20 | Aktualitet

Tërmeti i fortë i së dielës mbrëma në verilindje të vendit është “paralajmëruar”, katër ditë më parë. Të premten mbrëma lëkundje me magnitutë 3.2 të shkallës Rihter u regjistruan në Klos.

Dridhjet e nëntokës kanë vijuar me magnitutë të ulët përgjatë fundjavës derisa mbrëmjen e së dielës u regjistrua goditja e fortë me maginitutë 4,7 të shkallës Rihter.

Lëkundjet e së premtes

Disa minuta më pas u regjistrua një tërmet me magnitutë 4,1 të shkallës Rihter dhe pasgoditjet në vatrën në verilindje të vendit vijojnë.

Mëngjesin e së hënës u regjistruan dridhje të tokës me magnitutë 3.2 dhe siç ndodh kryesisht mund të vijojnë derisa aktiviteti sizmik në zonë të shkojë drejt shuarjes.

 Të dhënat nga Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare tregojnë se lëkundje të lehta të tokës janë regjistruar ditëve të fundit edhe në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Greqi, në Adriatik e në Turqi.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tërmeti i së dielës mbrëma ka shkaktuar dëme të lehta vetëm në Xibër të bashkisë Klos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos