Fshehu pasurinë, jepet vendimi për ish-kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 16:38 | Aktualitet
Fshehu pasurinë, jepet vendimi për ish-kryetarin e Kushtetueses,

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor Bashkim Dedjen, ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë.”

Dedja u dënua me dënua me 6 muaj burg,  por përfundimisht do të qëndrojë në 1 vit shërbim prove.

Sipas SPAK, Dedja nuk justifikon në burime të ligjshme dy apartamente dhe një garazh. Ish-kryetari i Kushtetueses u shkarkua nga detyra nga Shkalla e Dyte e vettingut.

Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi të kthejë në duart e SPAK dosjen penale në ngarkim të Dedjes. Gjykata vlerësoi në atë kohë se hetimi nuk ishte i plotë, se duhet të kryhej një akt i ri ekspertimi dhe për pyetjen e disa personave. Po sipas gjykatës, disa nga aktet ishin bërë të papërdorshme.

Vitin e shkuar SPAK mori nën hetim 10 ish-anëtarë të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga vetingu, që dyshohet se kanë pasuri të pajustifikuara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2018/12/17/shkarkohet-bashkim-dedja-nuk-justifikon-pasurine/
https://a2news.com/video/fshehen-pasurite-spak-dergon-per-gjykim-bashkim-dedjan-dhe-fatos-lulon/

A2 CNN Livestream

Latest Videos