
Vetëm pak orë pasi Shoqata e Arbitrave njoftoi bojkotin e kampionatit dhe kërkoi rikthimin e policisë në stadiume, për ti garantuar jetën, edhe Federata e Futbollit doli me një qëndrim zyrtar.
Institucioni që drejton sportin mbështeti vendimin e ‘xhaketave të zeza’, duke njoftuar se ‘të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen, si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume’.
Në deklaratën për media theksohej se: ‘FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre’. (A2 Televizion)