Nurishmi: Kampionati do të zgjatet pas muajit maj

Nga A2 CNN
7 Mars 2019, 16:08 | Futboll
Nurishmi: Kampionati do të zgjatet pas muajit maj

Pas bojkotit të arbitrave, java e 25-të e kategorisë superiore e programuar për këtë fundjavë, nuk do të zhvillohet.

Shefi i Sektorit të garave, Lysjen Nurishmi, bën me dije se e vetmja mundësi, është që ndeshjet e prapambetura të luhen në mesjavë, por edhe ky opsion do të jetë i vështirë duke marrë parasysh ndeshjet e Kupës apo eliminatoret e kombëtares, të cilat nisin së shpejti.

Për Nurishmin, më e pakta që mund të ndodhë është që kategoria superiore të zgjatet me rreth 1 javë nga afati i përcaktuar përfundimin e saj që është data 25 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos