Ftesa e Kurtit ende pa një përgjigje, Berisha: Ndërkombëtarët të ndalin veprimtarinë përçarëse të Ramës

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 14:32 | Politikë
Ftesa e Kurtit ende pa një përgjigje, Berisha:

Kreu i PD-së së Rithemelimit i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të ndalojë, siç u shpreh ai, veprimtarinë përçarëse të Edi Ramës.

Qëndrimi i Sali Berishës vjen pas “ngërçit” të krijuar, ditën e sotme, mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit i bëri thirrje kryeministrit Rama që me rastin e vizitës së tij në Prishtinë, të mbahet edhe mbledhja e shtyrë mes dy qeverive. I pyetur ditën e sotme rreth ftesës së Kurtit, Rama refuzoi të përgjigjej.

Sipas Berishës, me qëndrimet e mbajtura, deri më tani, kryeministri Edi Rama po vepron si një promotor i përçarjes në Ballkan.

Berisha përsëriti edhe një herë se pas qëndrimeve të Ramës, qëndron hetimi penal i hapur në SHBA për çështjen McGonigal. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/05/rama-neser-ne-prishtine-kurti-i-kam-kerkuar-te-bejme-mbledhjen-e-dy-qeverive-takim-bilateral-ska/

A2 CNN Livestream

Latest Videos