Fundosja e pandalshme e euros, Hoxha: Financimi i fushatës zgjedhore është një ndër arsyet kryesore

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 21:21 | Ekonomi
Fundosja e pandalshme e euros, Hoxha: Financimi i fushatës zgjedhore

Ekspertja për ekonominë, Eriola Hoxha, ia faturoi financimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 14 majit rënien drastike që ka pësuar euro.

Ajo u shpreh se financimi i fushatës nga bizneset dhe burimet e krimit ka peshën më të madhe në këtë rënie të kësaj monedhe.

“Mbiçmimi i monedhës shqiptare, lekut dhe nënçmimi i euros, sipas të dhënave zyrtare të kursit të Bankës së Shqipërisë, i cili e ka shënuar kulmin në 28 dhjetor, në 7 prill dhe 11 prill, i referohet shumë burimeve informale të kësaj dukurie, konotacioni të ri ekonomik që ne jemi mësuar dy vitet e fundit që është bërë i përhershëm në ekonominë shqiptare. Kjo dukuri faturohet edhe me zgjedhjet vendore që mbahen në 14 maj, pasi sipas edhe KQZ-së, janë bërë përmirësime në Kod, por nuk janë në masën që të parandalojnë financimin e fushatës nga biznese të ndryshme dhe burime të krimit”, tha ekspertja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos