
Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së premtes pas përplasjes së një furgoni me një automjet tip Benz në aksin rrugore Memaliaj-Tepelenë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, ndërsa i plagosur ka mbetur një pasagjer në furgon, shtetasi turk Y. K., si dhe dy pasagjere në Benz, shtetaset E. L. dhe V. Ç., të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidenti. (A2 Televizion)