Furtuna pushton Vlorën, 2 persona bien nga lartësitë, përfundojnë në spital

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 18:01 | Kronikë
Furtuna pushton Vlorën, 2 persona bien nga lartësitë,

Era e fortë ka përfshirë disa qytete të vendit këtë të enjte, sidomos zonat bregdetare dhe veçanërisht Vlorën.

Bëhet e ditur se gjatë orëve të pasdites, në dy raste të veçanta, dy persona kanë rënë nga lartësia si pasojë e erës së fortë, duke përfunduar në spital.

Rasti i parë ka ndodhur në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku shtetasi  A. Sh., 55 vjeç, duke bërë disa rregullime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga  kati i tretë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rasti i dytë ka ndodhur në Dhërmi, ku teksa ishte duke punuar në katin e dytë të një godine, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, ka rënë nga lartësia. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CbxE0nUoZ5p/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos