Fushata e imunizimit, fundjava ul ritmin, shtohen punonjësit e hoteleri-turizmit

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 15:34 | Aktualitet
Fushata e imunizimit, fundjava ul ritmin, shtohen punonjësit e

Fundajava ka ulur ritmin e vaksinimit veçanërisht në sheshin ‘Skënderbej’. Nuk ka radhë dhe as fluks qytetarësh, të cilët janë njoftuar nga mjeku i familjes për të marrë dozën e parë të vaksinës Sinavac.

Ndërsa në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ numri i personave të planifikuar për t’u vaksinuar këtë fundjavë është më i lartë. Janë edukatoret dhe mësuesit e shkollave private, të cilët po marrin vaksinën kineze.

Pavarësisht preferencave për llojin e vaksinës, nuk kanë mundësi zgjedhje por as kanë hezituar për të marrë të planifikuarën.

Brenda muajit prill pritet të vijnë 90 mijë doza të vaksinës Astrazeneca dhe Sputnik V për të vijuar fushatën e imunizimit me grupmoshën mbi 60-vjeç si dhe vaksinimin e punonjësve të hoteli-turizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos