Parashikimi i motit: 17 prill 2021

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 08:25 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 17 prill 2021

Mëngjesi paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por duke iu afruar mesditës vranësirat shtohen, duke sjellë reshje të dobëta deri mesatare në veri dhe zonat perëndimore. Pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellin reshje në të gjithë Shqipërinë. Orët e natës vijojnë me prezencë të reshje në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2 gradë gjatë mëngjesit, ndërsa një rënie të lehtë të vlerave termike sjellin orët e mesditës.

Vlerat minimale/maksimale në rang vendi sot luhaten nga 3 në 15 gradë celsius. Era do të fryjë kryesisht mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e ndjeshme era paraqitet nga mëngjesi deri vonë pasdite në brigje dhe hapësirat detare ku dallgëzimi vijon 3-4 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos