Everton e Tottenham barazojnë, largohet zona Champions

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 08:34 | Aktualitet
Everton e Tottenham barazojnë, largohet zona Champions

Një barazim që nuk kënaq askënd. Madje, që rrezikon të kompromentojë objektivat sezonalë të Ancelotti-t dhe Mourinho-s.

Everton-i dhe Tottenham-i ndanë nga një pikë, pasi sfida që hapi javën e 32-të të Premier League u mbyll me shifrat 2-2.

Dygolëshit të Sigurdson për vendasit, i’u përgjigj dy herë Harry Kane. Rezultati nuk i shërben asnjërës prej skuadrave, sepse si Tottenham-i ashtu edhe Everton-i mbeten larg zonës Champions, me distancën që rrezikon të rritet edhe më tepër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos