
Kandidati i PD-së për Tiranën, Roland Bejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit ku paraqiti programin e tij për ekonominë dhe biznesin.
“Ne kemi menduar që të heqim taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, përgjysmimin e taksës së pastrimit për bizneset, bashkia do të krijojë lehtësi fiskale dhe do të provojë financiarisht të gjitha masat që do të merren nga bizneset që synojnë prodhimin dhe kursimin e energjisë duke përdorur panele diellore, instalime cilësore nëpër godina, përdorimi i mjeteve hibride dhe elektronike dhe të gjitha format smart-working.”
Kandidati i PD-së për Tiranën, Roland Bejko
Duke akuzuar kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliajn, se ka krijuar një marrëdhënie armiqësore me biznesin duke i vendosur gjoba, Bejko tregoi zgjidhjen që PD-ja do t’i japë këtij fenomeni.
“Bashkia do të jetë në dispozicion për të trajnuar falas të punësuarit që merren me pagesat e taksave vendore të çdo biznesi në mënyrë të tillë që midis biznesit dhe administratës vendore të krijohet një partneritet miqësor dhe i sinqertë në mënyrë të tillë që gjobat mos të jenë normalitet për bizneset, por raste përjashtimore.”
Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko
Nëse do të fitojë garën e 14 majit në Tiranë, Bejko shtoi se do të mbështesë financiarisht bizneset e vogla. Sa i takon fermerëve të kryeqytetit, Bejko theksoi sedo ti krijohen lehtësira ne tregjet e Tiranës. (A2 Televizion)