Këlliçi: Krerët e Njësive Administrative do t’i zgjedhin qytetarët, jo më kryetari i bashkisë

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 15:01 | Politikë
Këlliçi: Krerët e Njësive Administrative do t’i

Belind Këllici, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, zotohet se me të në krye të bashkisë Tiranë qytetarët do t’i zgjedhin vetë drejtuesit e njësive administrative në kryeqytet.

Ndërtimi i çerdheve dhe shkollave do të jenë foksui kryesor i punimeve  në dy vitet e para të mandatit  si kryebashkiak pohoi Këlliçi, teksa shtoi se transporti falas do te jete premtimi që do të zbatohet menjëherë.

Këlliçi ftoi sërish në debat rivalin e tij, kryebashkiakun në detyrë Erion Veliaj. Si pjesë e programit të tij, tha se do të jetë edhe ndriçimi i zonave publike në mënyrë që rrugët të jenë të sigurta për kryeqytetasit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos